Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë (5) personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
P.N.,Z.D.,I.I.,S.M., dhe J.D., akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 6 maj të vitit 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit “kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit u transportuan në vendin e quajtur ‘Megja’, ku janë ekzekutuar me armë zjarri”.
Organi i akuzës i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi që të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë









