Arberie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjë, ka njoftuar se 30 deputetë të VV-së kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2026 të Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

“Presidentja nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, dhe çdo veprim jashtë kufijve kushtetues përbën tejkalim të kompetencave dhe cenim të ndarjes së pushteteve.” Ka thënë Nagavci

Deputetët e VV-së kanë kërkuar gjithashtu vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e dekretit deri në vendimin përfundimtar të Kushtetueses.