Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se flamengot, duke iu referuar disa prej protestuesve në Tiranë, do habiten me veten e tyre “si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”.

Këto komente, Rama i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që njëri prej organizatorëve të protestave në Tiranë, ku po kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, ka thënë se ka grupe “serbe dhe greke të infiltruara në protestë”, derisa paralajmëroi se do t’i nxjerrin edhe emrat e tyre.

“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin!”, shkroi Rama.

Protestat në Shqipëri kanë filluar që 22 ditë. Ato po mbahen çdo ditë nga ora 18:00.

Qytetarët e Shqipërisë po protestojnë për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, në rrethinën e Vlorës.

Protestuesit po kërkojnë edhe dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.