Ministri i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar të hedhë fajin mbi opozitën pavarësisht që partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje po veprojnë jashtë çdo procedure kushtetuese dhe jashtë rregullores së Kuvendit, ai prap e morri përgjegjësinë të flas si “ekspert” i Kushtetueses ku ndër të tjera tha se “Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit”.

Ai radhiti edhe mundësitë që sipas tij, partia e tij ia ka ofruar partive opozitare.

“Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër. Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, shkroi Hekuran Murati.

Kujtojmë që aktvendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese specifikisht ndër të tjera thotë se “Deputetet nuk i nenshtrohen asnje mandati detyrues”.