Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës në protestën e organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, në ditën e 16-të pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Qytetarët, për çdo natë me radhë që nga dita e shpalljes së aktgjykimit, kanë protestuar në kërkim të drejtësisë për ta dhe po kërkojnë që në Kuvendin e Kosovës të procedohet plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen.
Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar nga Gjykata Speciale me gjithsej 81 vite burgim.
25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 vite për Rexhep Selimin.









