Kryesuesi i juntës ushtarake të Guinesë, Mamady Doumbouysa, i cili ishte zotuar se nuk do të garonte për pushtet pasi mori kontrollin e vendit katër vite më parë, është zgjedhur president i vendit pasi komisioni zgjedhor ka deklaruar se i njëjti ka fituar shumicën e nevojshme të votave.
Doumbouya, 41 vjeç, u përballë me tetë rivalë në garën për president, por liderët kryesorë opozitarë nuk u lejuan të garonin.
Vendimi i gjeneralit e ka shfaqur atë tek distancohet nga zotimi fillestar për mospjesëmarrje në garën për president dhe për dorëzimin e pushtetit të vendit afrikan në dorën e civilëve në fund të vitit 2024.
Me një dalje prej 80.95%, gjenerali fitoi 86.72% të votave, për qindje që e kalon fuqishëm pragun e nevojshëm për fitore.









