Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se “është ofendues” verdikti i Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së në Hagë. Në një intervistë për Tv Klan, Clark thotë se “shqiptarët e kanë pasur të drejtën e rebelimit” dhe se “Thaçi nuk e kontrollonte përditë se çfarë ndodhte në luftime”.
“Asnjëherë nuk më janë treguar prova për atë që mund të kishte bërë Thaçi”, thotë Clark.
“Unë e kam takuar dy herë Hashim Thaçin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai nuk ishte udhëheqësi, Agim Çeku ishte drejtuesi. Hashim Thaçi fliste gjermanisht, ai nuk kontrollonte përditë se çfarë ndodhte në luftime. Pas luftës, askush nuk kontrollonte dot se çfarë ndodhte. Pas luftës, mund të ketë pasur të kthyer shqiptarë, që mund të ketë bërë ndonjë gjë nga ajo që iu kishte ndodhur”, shton.
“Shqiptarët e kanë pasur të drejtën e rebelimit. Por gjykata thoshte se dikush u vra dhe se dikush duhet të merret përgjegjës për këtë vrasje. Kjo ka qenë diviza e gjykatës. Vendimi është ofendues”, thekson Clark.
Gjenerali që dëshmoi në anën e UÇK-së në Speciale, thotë se në Hagë u ndërpre kur tha se “në Iran ka njerëz që janë të rebeluar kundër regjimit. Nëse atje njerëzit rebelohen kundër regjimit dhe ka ndonjë vrasje, atëherë dënoheshkan?”.
“Kur e thashë këtë në Hagë, ata më ndërprenë dhe nuk e kuptova se përse e bënë këtë”, thotë Clark.









