Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryediplomatja e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, gjeneralë i konsideron “ata të Jugosllavisë”.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë në një deklaratë për VOX Kosova, duke iu kundërpërgjigjur Gërvallës, e cila e ka cilësuar Haradinajn si “gjeneralë të vetëshpallur”.
“Ajo ndoshta i konsideron gjeneralë ata që janë të Jugosllavisë, por vet baba i saj Jusufi, e kemi me video, audio-video, kur thotë që gjeneralët i lind lufta”, ka thënë Haradinaj.
Kryediplomatja, sipas Haradinajt, publikut duhet të ia jap një përgjigje: “pse e falënderoi Ivica Daçiç në Këshill të Sigurimit për dosjet tha që na ka ndihmu me i çu krerët e UÇK-së në Hagë”.
“Sa për kujtesën e saj jam njëri prej atyre që jam dalë publikisht edhe e kam prezantuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, një vit para fillimit të luftës frontale”, potencoi ai ndër të tjera.