63 minatorët e Minierës së Trepçës që mbetën të ngujuar të mërkurën në mbrëmje për shkak të një defekti me energji elektrike, kanë dalur nga miniera.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar drejtori i Minierës së Stantërgut, Shyqyri Sadiku, konfirmoi se të gjithë minatorët kanë dalë dhe se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
“Po, kanë dalë në 02:45 të mëngjesit. Mirë është gjendja e tyre shëndetësore”, deklaroi ai për mediat.
Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, në horizontin e 11-të të Minierës së Trepçës, 63 minatorë mbetën të ngujuar, pasi që është djegur trafoja kryesore.









