Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) është duke ndërruar njehsorët e rrymës pasi që u konstatua se një pjesë e tyre kanë devijime në kohë.
Këto veprime, KEDS-i po i ndërmerr në një kohë kur Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.
Largimi i njehsorëve në këtë kohë po konsiderohet joligjor, për shkak se mund të dëmtojë provat.
Devijimet në njehsorë i pranoi edhe vetë KEDS-i, por thanë se janë “brenda standardeve dhe rregullativave të lejuara”.
Problemet e njehsorëve me kohë dëmtojnë qytetarët pasi që nuk kalojnë në tarifën e ulët në orën 22:00, siç kishte vendosur ZRRE-ja.








