ARTIKULL I SPONSORIZUAR
Në një periudhë festive ku solidariteti dhe dhurimi marrin kuptim të veçantë, GiFi ka nisur një iniciativë humanitare që synon të sjellë gëzim për fëmijët që kanë më së shumti nevojë. Përmes një bashkëpunimi me SOS Fshatrat e Fëmijëve, GiFi prezanton kampanjën: blerjen e kartolinave me çmim simbolik prej vetëm 1 euro, ku e gjithë shuma e mbledhur nga këto kartolina shkon drejtpërdrejt për mbështetjen e fëmijëve të SOS-it.
Kjo nismë është krijuar me qëllim që të nxisë kulturën e dhurimit dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e përkrahjes së fëmijëve pa kujdes prindëror apo në rrezik të humbjes së tij. Në çdo dyqan GiFi, konsumatorët kanë mundësinë të blejnë kartolina të dizajnuara me motive të ngrohta festive, të cilat nuk përfaqësojnë vetëm një kartolinë urimi, por një mesazh shprese dhe dashurie për fëmijët që rriten në kujdesin e SOS Fshatrave.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë një nga organizatat më të respektuara dhe më të përkushtuara në mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, prej vitesh u sigurojnë fëmijëve një ambient të sigurt, stabil dhe të dashur. Kontributet e tilla nga komuniteti ndikojnë drejtpërdrejt në ofrimin e resurseve thelbësore: edukim, ushqim, kushte të mira jetese, si dhe mbështetje psikologjike e emocionale për fëmijët.
Andaj, kampanja “Pak nga ju, vlen shumë për mua” ka për qëllim jo vetëm mbledhjen e fondeve, por edhe forcimin e lidhjes midis komunitetit, konsumatorëve dhe misionit të SOS Fshatrave. Duke blerë një kartolinë, secili konsumator kontribuon në ndërtimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të dashur për fëmijët që rriten në sfida. Vetëm një euro, që për shumëkënd mund të jetë e vogël, për një fëmijë mund të përkthehet në buzëqeshje, mundësi dhe siguri.
Në këtë sezon festash, kur vlerat e humanizmit dalin në pah më shumë se kurrë, GiFi fton të gjithë vizitorët e dyqaneve të tij të bëhen pjesë e kësaj kampanje.
Sepse pak nga ne, vlen shumë për ta.









