Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka konsideruar si lajm të mirë lirimin me kusht nga paraburgimi në Hagë të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, por këtë gëzim e konsideron si jo të plotë, për shkak se ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë që të qëndrojnë ende në paraburgim.
“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë”, shkroi Hamza.
Megjithatë, ky gëzim, thekson ai, nuk është i plotë, “as për ta e as për ne”. Në Hagë, shton ai, “po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë”. “Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë ai, ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë.









