Kallxo.com dhe Jeta Xharra, shkrimin e profilit famëkeq “Lule Gjeli” në portalin e tyre, e arsyetuan nën konstatimin se i njëjti s’kishte pasur asnjë pasaktësi dhe se ishte redaktuar nga stafi i këtij mediumi.
Por, as kjo nuk është e vërtetë. Madje gabim është krejt thelbi i shkrimit.
Në opinionin e “Lule Gjelit” më 28 gusht të vitit 2020 të publikuar në “Kallxo”, thuhej se modeli i Shenzhenit, një model ekonomik i implementuar në Kinën komuniste, mund të jetë në tavolinë për pajtimin politik të Kosovës e Serbisë në Marrëveshjen e Uashingtonit që pastaj u nënshkrua më 04 shtator të po atij viti.
Aty thuhet se Richard Grenell, emisar i presidentit amerikan, ka përmendur si model të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Serbisë modelin e Kinës komuniste të Shenzhen.
E vërteta është krejt tjetër. Nuk bëhej fjalë për Shenzenin në Kinë, por për Shengenin në Evropë.
Ja dëgjojeni vetë.
Pra, sic e dëgjuat, bëhej fjalë për Shengenin në Evropë.
Dhe ashtu doli,
Në dokumentin zyrtar të Marrëveshjes së arritur në Uashington, mes Avdullah Hotit dhe Donald Trump-it, bëhej fjalë “Mini-schengenin”, një nismë rajonale për bashkëpunim ekonomik e inicuar nga Shqipëria, Serbia, e Mali i Zi – një vit para se të arrihej Marrëveshja e Uashingtonit.
Por çuditërisht apo jo, një teori e tillë si e Lule Gjelit e publikuar në Kallxo.com, kishte dalë fillimisht në mediat ruse dhe ato serbe, veç pak kohë para se të dilte në mediumin e Jeta Xharrës.
Ato, bashkarisht jepnin informacion se Shenzheni kinez do të propozohet nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, në tavolinën Kosovë – Serbi. Gjë që s’kishte ndodhur dhe as s’ishte në plan të ndodhte. Dhe as nuk ndodhi.
Pra, a po e kuptoni se ku ishte inspiruar Lule Gjeli për shkrimin në Kallxo.com – i cili, sipas udhëheqësve të këtij medium s’kishte asnjë pasaktësi?
Saktësia e vetme këtu është se teksti që u publikua në Kallxo, pak a shumë i njëjtë paraprakisht u publikua në një medium në Rusi e pastaj në një medium në Serbi.








