“Jo, nuk do të kemi ministra me aktakuza.” Zotohej Kurti ne 2021-en.
Kjo është veç njëra prej gënjeshtrave të Kurtit që duhet ta pranojmë se tingëllonin bukur dikur.
Le me aktakuza, Albin Kurti në kabinetin e tij, mban ministra të dënuar me burg për vepra penale.
Hiç më larg se sot Xhelal Sveçla u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vjet burgim me kusht, për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Dhe natyrisht, ky nuk është i vetmi. Kurti është dhe ka qenë si Kryeministër i rrethuar me ministra të hetuar, të akuzuar e të dënuar.
Me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare Rozeta Hajdari, e dënuar për tjetër rast.
Me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare Liburn Aliu.
Me aktakuzë Donika Gërvalla. Me aktakuzë Glauk Konjufca. Me aktakuzë Albulena Haxhiu. Me aktakuzë Fitore Pacolli. Me aktakuzë Fikrim Damka. Me aktakuzë Nenad Rashiç.
Vetë nuk shkon në Prokurori kur ministrat i hetohen për korrupsion. I shan prokurorët, i provokon.
“Unë nuk i frikësohem Prokurorisë hiç. Unë i kam ftu me ardhë, po ata po tuten me ardhë. Domethënë, unë ju thashë: unë guxoj mos me ardhë. Tash ta shohim, a guxoni ju me ardhë?” deklaronte Kurti.
Guxon shumë ky Kryeministër… Duhet goxha guxim, të shkelësh çdo zotim e premtim publik.
GËNJESHTRA E KURTIT Thoshte se s’mban ministra me aktakuza, tash i dënohen për vepra penale
Kurti është dhe ka qenë si Kryeministër i rrethuar me ministra të hetuar, të akuzuar e të dënuar.
Kurti është dhe ka qenë si Kryeministër i rrethuar me ministra të hetuar, të akuzuar e të dënuar.








