Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka vrarë pesë palestinezë, duke pretenduar se ata kishin dalë nga një tunel në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës, duke kaluar në zonat që shteti izraelit i mban nën pushtim brenda enklavës, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit.

Ushtria izraelite, nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka thënë se kanë identifikuar pesë burra të armatosur që po dilnin nga infrastruktura nëntokësore në lindje të Rafah.

Mediat izraelite po raportojnë edhe për rreth 200 luftëtarë të Hamasit, që janë bllokuar në një tunel në Rafah dhe se Tel Avivi nuk po u përgjigjet kërkesave nga vet grupi e ndërmjetësuesit për t’u lejuar kalimin në zonat nën kontrollin e lëvizjes.

Që nga fillimi i konfliktit, Izraeli ka vrarë rreth 70 mijë palestinezë në Gaza, mes të cilëve me shumicë gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë në enklavën tashmë gati të gjithën në rrënoja.