Vladimir Putin ka thënë se dëshiron një “paqe të gjatë dhe stabile” në Ukrainë por nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm të bëj ndonjë koncesion për ta arritur atë, pas një jave gjatë të cilës raketa ruse dhe dronë përsëri kanë shkaktuar vdekje dhe shkatrrim përgjatë gjithë Ukrainës, shkruan gazeta prestigjioze The Guardian.
“Na duhet një paqe e gjatë dhe e qëndrueshme mbi baza të forta që e kënaqin edhe Rusinë edhe Ukrainën, si dhe që do të siguronte siguri për të dyja vendet”, tha Putin, tek foli për media të premten – një javë para afatit të imponuar nga Donald Trump për armëpushim.









