Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë raportuar një rritje prej 28% në rekrutime prej Janarit në fund të Korrikut, krahasuar me periudhën e njejtë vitin e kaluar, duke fuqizuar kështu planet për te rritur mbrojtjen e NATO-s në përgjigje të kërcnimeve nga Rusia.
Ministri i Mbrojtjes ka thënë të enjten se më shumë se 13,700 njerëz janë bashkuar në ushtrinë Bundeswehr; forcën ajrore, detare e forca te tjera – gjatë kësaj periudhe, që ai e cilëson si rritjen më të pjerrët në vitet e fundit.
Gjermania dëshiron të ketë 260,00 ushtarë aktivë deri në vitin 2030, nga 183,00 sa ka tani, në mënyrë që të plotësojë qëllimet e NATO-s për të forcuar mbrojtjen – gjë që përkthehet edhe në shpenzimet e rritura ushtarake të buxhetit të këtij viti me zbutje të ndjeshme të kufizimeve në shpenzime.
Nga viti i ardhshëm, qeveria planifikon të kërkojë nga të gjitha meshkujt mbi 18 vjeç të plotësojnë një anketë në të cilën do të shprehin interesin e tyre për t’iu bashkuar ushtrisë.









