Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka dalur i pari në kryeqytet në zgjedhjet e së dielës, i ndjekur nga Hajrulla Çeku i VV-së. Kështu, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh. I treti është renditur Uran Ismaili i PDK-së.
Kështu është renditja sipas exit poll-it të UBO Consulting, i publikuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Sipas këtij exit poll-i, Rama ka marrë 34.3 për qind, Çeku 32.1 për qind, ndërsa Ismaili 28.9 për qind.
Vendin e katërt e ka marrë Bekë Berisha nga AAK, me 2.8 për qind dhe Besa Shahini e PSD-së në vendin e pestë, me 1.7 për qind.
