Një përplasje verbale ka ndodhur mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Mehollit, dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, pas një debatit që kanë pasur në “Kallxo”, i cili do të transmetohet sot (e mërkurë).
VOX Kosova merr vesh se konfrontimi i Mehollit dhe Idrizit ka ndodhur gjatë debatit dhe ka vazhduar më ashpër pas përfundimit të debatit.
VOX-i gjithashtu merr vesh se Idrizi ka thirrur Policinë, pasi që ka thënë se është kërcënuar nga Meholli, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes. Aktualisht, sipas burimeve të VOX-it, Idrizi është duke dhënë deklaratë në Polici.
Redaksia e VOX-it ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës edhe Idrizin, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi ata nuk kanë dhënë përgjigje.









