FYTYRA E SKANDALEVE Një përmbledhje e shkurtër e aferave të Faton Pecit

Peci nuk është më Ministër i Bujqësisë, por prapa vetes lë një mori skandalesh e aferash korruptive që e shoqëruan gjatë drejtimit të këtij dikasteri.

Faton Peci

Faton Peci nuk është më Ministër i Bujqësisë. Por lavrat që ka lënë pas nuk i mbulon as largimi e as betimi i tij si Kryetar i ri i Mitrovicës. Prapa vetes Peci lë një mori skandalesh e aferash korruptive që e shoqëruan gjatë drejtimit të ministrisë.

Korrupsion

Një nga skandalet më të mëdha të Faton Pecit është ajo me fabrikën e nënprodukteve shtazore.

Peci kishte nënshkruar një nga kontratat me më së shumti shkelje ligjore me kompaninë LIP KS & IT për t’ia dhënë me qira fabrikën e nënprodukteve shtazore. Me këtë kontratë, dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 60 milionë euro.

Ky rast tashmë është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Madje, organi i akuzës e ka intervistuar edhe Pecin.

Përderisa Prokuroria po bënte punën e saj, Peci në mënyrë korruptive po punonte për t’i mbuluar aferat e tij.

Tre hetuesve të Policisë së Kosovës, që në duart e tyre kishin pasur rastet e Pecit si të dyshuar, ua kishte punësuar gratë në Ministri të Bujqësisë.

Në të njëjtën logjikë, Peci i kishte dhënë grant Halime Përçukut, gruas së hetuesit të Krimeve Ekonomike, Rrahman Përçukut, i cili po hetonte rastet e Pecit.

Një skandal tjetër i Pecit është ai me kompaninë “Apetit Group”. Mishin e importuar nga Brazili, kjo kompani e eksportonte në Shqipëri si të ishte mish i freskët i Kosovës.

Krejt këtë e kishte bërë me dijeninë e Agjencisë shtetërore të Kosovës të Ushqimit dhe të Veterinës, e cila operon në kuadër të ministrisë që ka drejtuar Peci.

Të gjitha këto ndodhin ndërkohë që qytetarët e Kosovës konsumonin peshk me krimba të llojit “Anisakis”. Këtë e bënin me leje të Pecit, edhe pse institucionet vendore dhe ndërkombëtare kishin konstatuar se ky lloj i krimbave ishte i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Keqpërdorim me grante

Histori të errët gjatë drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë, Peci ka edhe sa i përket shpërndarjes së granteve.

Primare ishte lidhja me pushtetin.

100 mijë euro grant i ishin dhënë vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Pastaj edhe dajës.

100 mijë të tjera shkuan për këshilltarin e Pecit, Naim Huruglica.

Historia e 100 mijësheve nuk përfundon me kaq.

Po këtë shumë e kishte përfituar nga ministria që udhëhiqej nga Peci edhe ish-kandidati i Vetëvendosjes për asamblist, Enver Bajrami.

Ka ende.

Plotë 150 mijë euro, Peci u kishte dhënë grante kushërinjve të vetë, duke treguar mendësinë familjare të shpërndarjes së granteve, e jo atë të meritave.

Të bëmat e Pecit vazhdojnë.

Ai kishte firmosur edhe një kontratë në vlerë prej 54 mijë euro me Njazi Ajvazin, një zyrtar të Partisë Guxo.

Peci gënjeu edhe kur tha se ka shënuar rekord të të mbjellave dhe rendimentit të grurit. Shifra zyrtare tregojnë se të gjithë ministrat paraprakë kanë qenë me të suksesshëm se Peci sa i përket hektarëve të mbjellë me grurë.

Nepotizmi

Gjatë kohës kur Peci udhëhoqi Ministrinë e Bujqësisë, ky dikaster u kthye në një çerdhe për punësimin e familjarëve dhe militantëve.

Motra e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte punësuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë si Zyrtare e Lartë e Pagesave Direkte në Drejtorinë e Pagesave Direkte.

Asistentja e tij, Bleona Krasniqi, u bë Zyrtare për Informim në Ministri të Bujqësisë.

Ish-këshilltari politik, Albert Behrami, u emërua Drejtor i Drejtoratit Koordinues Rajonal – Mitrovicë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Ndërsa asistenten ekzekutive, Verona Menxhiqi, e bëri Zyrtare të Lartë Ligjore në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Bujqësisë.

E mbani mend edhe këtë…

Kjo është trashëgimia që Faton Peci lë pas. Favore politike, klientelizëm dhe vendime që kanë cenuar interesin publik.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani