Izraeli ka deklaruar të dielën që zëdhënësi famëkeq i Hamasit, Hudayfa Samir Abdallah al-Kahlout, i njohur si Abu Obeida, është vrarë gjatë një sulmi ajror në qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës një ditë më parë.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe Shin Bet fillimisht thanë vetëm se është shënjestruar një operativ i lartë i Hamasit. Megjithatë, raportimet shpejt identifikuan se operativ ishte zëdhënësi i famshëm i grupit terrorist dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi identifikimin në takimin javor të kabinetit të dielën.
Rezultati i sulmit ishte i paqartë në fillim. Burime nga institucionet e sigurisë së Izraelit shpreheshin optimist për fatin e Abu Obeidas, para se ministri i mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi të dielën që sulmi ka qenë i suksesshëm.