Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka marrë vesh VOX Kosova nga burimet e saja brenda PDK-së, të cilat bëjnë të ditur se Krasniqi do ta dorëzojë dorëheqjen e tij në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.

Si Kryetar i PDK-së, Krasniqi ishte zgjedhur më 3 korrik 2021. Në këtë pozitë, ai ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë: 469 vota kishte marrë pro, ndërsa 7 kundër.

Krasniqi ishte rikonfirmuar si Kryetar i PDK-së më 21 qershor të vitit 2025, në Konventën e Përgjithshme të PDK-së, të njëmbëdhjetën me radhë.