Fillimisht, qytetarët e New York panë largimin e tokenit të metrosë, i cili kishte qenë në jetën e tyre për mbi 50 vjet. Tani, pasuesja e tij, karta MetroCard, që kishte hyrë si zëvendësim i tokenit, po e sheh fundin e saj po ashtu.
Mesnatën e 1 janarit, karta fleksibile Metro, e përdorur nga miliona njerëz për të kaluar nëpër hyrjet e metrosë, po largohet nga shitjet ndërsa kryetari i ri i qytetit, Zohran Mamdani, po fillon mandatin e tij.
Sistemi do të zëvendësohet nga Omny, një formë e re pagese që lejon udhëtarët të paguajnë nëpërmjet kartave të kreditit, telefonëve apo pajisjeve të tjera të mençura, sikur për blerje tjera.
Megjithatë, fundi i MetroCard ka sjellur ndjenja të përziera. Opsioni prej tridhjetë ditësh i bënte qytetarët e New York të ndjeheshin si mbretër qyteti, teksa kalonin nëpër hyrje duke rrëshqitur kartën e famshme.
Edhe karta Metro kishte të këqijat e veta. Rripi tejet i ndjeshëm magnetik i saj mund të dështonte të lexohej, duke e penguar kështu procesin e kalimit e shpesh duke i kthyer njerëzit nga fillimi.
Karta u bë edhe mjet për promovime, me qytetin që lëshonte edicione komemorative, siç bëri me atë kushtuar ndeshjes mes dy ekipeve të bejsbollit të qytetit, Mets dhe Yankees në vitin 2000.
MetroCard kërkonte një teknik të veçantë përdorimi; një kënd dhe shpejtësi të caktuar që sensori ta lexonte, duke i ndarë kështu qytetarët e përditshëm të qytetit dhe ata që vinin për pak kohë.









