Në Gjykatën Speciale, ka përfunduar gjyqi në rastin “12” kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut e Hajredin Kuçit. Gjatë kësaj të hëne(14 shtator) palët dhanë komentet finale sa i përket paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve. Gjyqtari i vetëm, Kristofer Gosnel, u dha mundësi të pandehurve të thonë fjalën e tyre, por që të njëjtit nuk e përdorën këtë të drejtë.

Procedura paraprake në rastin “12”, aty ku ndaj të lartëpërmendurve rëndojnë akuza për pengim të drejtësisë ka zgjatur mbi 14 muaj në total. Në gjykatore u paraqit vetëm një dëshmitare e mbrojtjes së Thaçit, gjersa tre i pati Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Përfundimi i këtij gjykimi vjen veç dy ditë para se ndaj Hashim Thaçit(i akuzuar edhe në këtë rast), Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit të shpallet verdikti në rastin ku të njëjtit akuzohen për krime lufte.

Në çështjen 12, ish-Presidenti Thaçi përballet me 11 akuza në total – tetë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe tri për vepra penale kundër rendit publik.