Krimineli Ratko Mlladiç, ish-komandant i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, ka vdekur në moshën 84 vjeçare, në burg.  

Mlladiç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për Ish-Jugosllavinë.

Dënimi atij i ishte shqiptuar në vitin 2017, mbi 20 vjet pasi kundër tij ishte ngritur aktakuzë.

Gjykata e kishte gjetur Mlladiçin fajtor për urdhërimin e masakrimit të më shumë se 7.000 burrave dhe djemve në Srebrenicë më 1995, e cila njihet si një prej  mizorive më të mëdha e kryer në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiç u shpall përgjegjës edhe për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjës, që Tribunali e cilësoi si krim kundër njerëzimit. Sipas gjykatës, gjatë rrethimit u vranë 4.548 ushtarë boshnjakë dhe 4.954 civilë, ndërsa rreth 50.000 persona u plagosën.