Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në Paris, ka thënë se udhëheqësia e re në Serbi “nuk duhet të shndërrojë Kosovën në një fantazi të re”, pasi që realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga shumë vende.
“Edhe pas ndryshimit që ndodhi në Serbi, gjërat jo vetëm që nuk duken ndryshe, por ndoshta duken edhe më keq. Prandaj, të shohim se si do të zhvillohen gjërat.Por një gjë është fakt: Kosova është shtet i pavarur, një shtet i njohur nga shumë vende, por ende jo nga të gjitha”, tha Rama.
“Prandaj, siç kam thënë gjithmonë, sa më shpejt që serbët ta kuptojnë se duhet të përballen me këtë si një fakt të jetës, aq më mirë do të jetë për ta. Sepse kështu nuk do të vazhdojnë të ndiqen nga kjo fantazmë, e cila po i pengon që të kenë marrëdhënie plotësisht normale në rajon”, shton.








