Tërthorazi, Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për t’u përballur në një debat.

Ajo ndërmjet këtij debati tha se po dëshiron të tregoj se si e ka mbrojtur vendin dhe sovranitetin.

“Sulmet terroriste në Banjskë e Ibër- Lepenc ia kujtoi gjithë botës se kemi një fqinj që nuk heq dorë, por le ta dijë ky fqinj nga këtu se nuk do të heqim dorë asnjë milimetër nga mbrojtja e territorit tonë, shtetit tonë. Asnjë presion i vetëm nuk do të na ligështojë kurrë nga ky qëndrim që e kemi mbrojtur çdo ditë në angazhimin tonë politik. E di që ka të tillë që dëshirojnë që qytetarët e Mitrovicës t’i mashtrojnë për këto. Të tillët le ta marrin guximin që të përballemi në një debat, normal politik, me argumente nga ana ime me prova konkrete se si e kam mbrojtur këtë vend dhe sovranitetin e tij”, tha Osmani në një tubim në Mitrovicë.

Ish-presidentja dhe kandidatja e LDK-së për këtë post, Vjosa Osmani, tha se do t’i tregoj më prova se kush komunikoi Shtëpinë e Bardhë për ta mbrojtur vendin në momentet më të rënda.