Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, i ka ftuar studentët protestues për dialog.

Ai ka vendosur përsëri disa karrige pranë ndërtesës së Kryeministrisë, në të cilat gjendet nga një letër me mbishkrimin dialog.

Studentët në Shqipëri janë duke protestuar që gati dy javë.

Kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, Rama ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, derisa i ka sulmuar vazhdimisht protestuesit, duke thënë se prapa tyre “qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja”.