Bordi i Paqes ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza.

Ata e kanë vlerësuar këtë veprim si avancim për paqen e rindërtimin në Gazë.

“Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e fortë të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë”, thuhet në reagimin e tyre në platformën X.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Gaza. Ata, siç pati njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të jenë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Propozim-vendimi do t’i dërgohet Kuvendit, ku për t’u miratuar duhet të votojnë pro 2/3 e deputetëve.