Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se punësimi gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk është rritur, duke theksuar se ulja e papunësisë lidhet me emigrimin e qytetarëve, e jo me punësimin e tyre.

“Papunësia ka rënë në 12 ose 10 për qind, por punësimi nuk është rritur njerëzit kanë emigruar jashtë nuk janë më në shifra, sepse kanë shkuar jashtë. Pra, nuk i ke tek shifrat e punësimit ata që nuk i ke tek shifrat e papunësisë”, ka thënë Hoti në seancën për shqyrtimin e buxhetit për vitin 2026.

Si pasojë e emigrimit jashtë vendit, ish-kryeministri theksoi se “fshatra të tërë janë zbrazur në vitet e fundit”.