Arian Gashi është kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Zgjedhja e tij u bë sot (e premte, 13 mars) me votim të fshehtë. Gashi pati katër vota në favor të tij, krahas dy sa pati kundërkandidati i tij, Milot Krasniqi.
Në fjalimin e tij, ai tha se do të angazhohet për rritjen e bashkëpunimit me anëtarët e KPK-së dhe me u.d të Kryeprokurorit të Shtetit.
Mandati i Arian Gashit do të fillojë më 13 mars 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit si anëtar i Këshillit.









