Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka refuzuar sot pjesëmarrjen në debatin e radhës përballë kundërkandidatit të tij, Arian Tahirit. Ballafaqimi, i katërti me radhë, planifikohej të mbahej në Klan Kosova, por dështoi nga refuzimi i Pecit.
Mungesa e Faton Pecit vjen pasi pikërisht sot, VOX Kosova raportoi ekskluzivisht se si me lejen e tij si ministër i Bujqësisë, kosovarët konsumuan peshq me krimba.
Ndonëse disa instanca, përfshirë Inspektoratin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, komisionet e veçanta, ekspertët e BE-së e Gjykata kishin konstatuar se peshku me krimbin “Anisakis” është i rrezikshëm për konsum, AUV-i me “aminin” e Pecit dha dritën e gjelbër që ky produkt të lëshohet në treg, për motive që duhet t’i hetojë prokuroria.