Qeveria qendër e djathtë e Portugalisë do të konsultohet me partitë kryesore politike dhe me me Presidentin konzervativ Marcelo Rebelo de Sousa për potencialisht njihjen e shtetit të Palestinës, ka thënë të enjten kryeministri Luis Montenegro.
Ndryshe nga fqinji i vet Spanja, qeveria e sëcilës njohu shtetin e Palestinës në maj 2024 bashkë me Irlandën dhe Norvegjinë duke ftuar edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian të veprojnë njejtë, Portugalia ka marrë një qasje më të kujdesshme, duke thënë se ka dashur të ndërtojë një pozicion të njejtë me vendet e BE-së në radhë të parë.
“Qeveria ka vendosur të promovojë konsultime me presidentin dhe partitë e tjera politike në parlament me qëllim që të konsiderohet njohja e shtetit të Palestinës në një proces që mund të përmbyllet… në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së në shtator”, ka thënë Montenegro.