Prishtina të dielën do të votojë për të zgjedhur kryetarin për katër vitet e ardhshme. Ndërsa zhurma zgjedhore vazhdon, qytetarët e kryeqytetit vazhdojnë ritmin e tyre të përditshëm: muzikantët luajnë në rrugë, tregtarët shesin librat e tyre, punëtorët e pastrimit kujdesen për qytetin, dhe pensionistët sodisin gjithçka që ndodh rreth tyre.

Shitësi i librave

I rrethuar nga libra, por sytë i ka për një moment në ekran. Telefoni – armiku i heshtur i librit. (Foto: Sejdi Canolli)

Punëtorët e pastrimit

Nga mëngjesi në darkë. Ata që nuk shihen shpesh në fotografi, por që mbajnë Prishtinën të pastër. Megjithatë, pastërtia e qytetit ka qenë temë e betejës zgjedhore për Prishtinën. (Foto: Sejdi Canolli)

Koha që ndalon dhe ajo që ecën

Pensionistë që kalojnë pak kohë duke soditur – dikush me cigare e dikush me telefon – zhurmën e jetës në Prishtinë.(Foto: Sejdi Canolli)

Muzikanti i rrugës

Një saksofon që nuk pushon, mes hapave të qytetit. Meloditë e tij përzihen me zhurmën e sheshit në Prishtinë, duke i dhënë ritëm ditës së zakonshme. (Foto: Sejdi Canolli)

Kërkuesit e lëmoshës


Kërkimi i lëmoshës në shesh vazhdon të jetë një imazh i përditshmërisë në Prishtinë, edhe në ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit. (Foto: Sejdi Canolli)