Tre persona janë arrestuar në Komunën e Drenasit për fotografim të votës. Kështu ka njoftuar në një konferencë për media Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
“Pak para se të dilja këtu, u njoftova nga dega jonë në Drenas se, falë intervenimit të vëzhguesve tanë në një qendër votimi, janë arrestuar tre persona për fotografim të votës. Më vonë do të kemi detaje të mëtejshme dhe do t’ju njoftojmë”, tha Çitaku.









