Me grusht është sulmuar një punëtor marketi në Obiliq.

Pas grushtimit të parë, sulmuesit i hidhen sipër duke e sulmuar brutalisht, pa i lënë mundësi as për vetëmbrojtje.
Këta që po sulmojnë janë grupi i njohur si “Shqiponjat e Kastriotit” dhe rrahja ka ndodhur të martën e 4 gushtit.
Por, sulmuesit që publikisht njihen si parashutistë, paraburgim nuk mbajtën as 48 orë, përkundër sulmit në pikë të ditës e në pronë të huaj.
Burimet e VOX Kosova mësojnë se ata u liruan pas ndërhyrjes së kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, në Prokurori, para përfundimit të masës së paraburgimit.
Thaçi dhe ky grup kanë një të kaluar të afërt.
Përveç mbështetjes publike në rrjete sociale, ai i ka mbështetur edhe financiarisht.









