Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, ka relativizuar konferencën e shumë-komentuar të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidates për Presidente, Feride Rushiti, në foltoren presidenciale – ndonëse asnjëri nuk gëzonin legjitimitet politik për këtë gjë.

“Institucionet nuk janë private, janë publike”, ka thënë Kryetarja e Legjislaturës së 10-të të Kuvendit.

Konferenca e Kurtit dhe Rushitit fill pas dështimit të votimit të Presidentit u kritikua për tejkalim kompetencash nga i pari i ekzekutivit.