Ka kaluar pothuajse një vit që kur motra e saj e vogël, Cecilia, u zhduk, dhe Nadia Berrelleza me zor fle. Në vend të kësaj, ajo i kalon netët duke kërkuar pista, duke rindërtuar lëvizjet e fundit të Cecilias dhe duke ekzaminuar me imtësi mesazhe, fotografi e video që pretendojnë se zbulojnë fatin e saj.

Një imazh që ajo mori shfaqte një grua të re me flokë të gjatë, të zi e kaçurrelë – pikërisht si të Cecilias, të gjunjëzuar dhe me sy të lidhur, me duar të lidhura, e rrethuar nga burra të armatosur.

Hetuesit thanë se imazhi ishte gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.

Një tjetër video e dërguar në Facebook shfaqte një grua duke u dhunuar seksualisht.

Dërguesi kërkonte një shpërblim.

“Unë e njoh fytyrën e saj në mënyrë perfekte; nuk do të kisha besuar kurrë se ishte ajo”, Nadia Berrelleza.

“Por gjithsesi është aq e tmerrshme ta shohësh këtë”.

Cecilia Berrelleza, 31 vjeçe, u zhduk në korrik të vitit 2025 pasi shkoi për drekë me mikeshat e saj në Masatlan, një qytet bregdetar në shtetin meksikan të Sinaloas.

Që atëherë, Nadia i është drejtuar autoriteteve dhe publikut, madje duke ofruar makinën e saj në dëshpërim e sipër si shpërblim për kthimin e motres.

Vëmendja, tha ajo, ka sjellë një lumë informacionesh, por edhe opportunistë që përpiqen t’i nxjerrin para me pretendime të rreme për fatin e Cecilias.

Zhdukja është pjesë e një vale dhune që e ka kthyer shtetin e Sinaloas në më të rrezikshmin në vend për gratë.

 Ajo përkon gjithashtu me një luftë kartelesh mes dy fraksioneve të Kartelit të Sinaloas që ka dobësuar sigurinë dhe ka terrorizuar shtetin për dy vjet.

Përleshjet janë bërë aq të pranishme saqë kufijtë mes dhunës në familje, dhunës gjinore dhe hakmarrjes së karteleve shpesh mbivendosen.

Vitin e kaluar, 105 gra u vranë në Sinaloa, bilanci më i lartë në 14 vjet dhe pothuajse sa dyfishi i totalit të vitit paraardhës, ndërsa 299 të tjera u zhdukën.

73 nga ato vrasje u hetuan si femicide, termi për vrasjet me motiv gjinor. Deri në korrik, Sinaloa udhëhiqte përsëri vendin për vrasjet e grave, ndërsa 153 gra janë zhdukur.

Anembanë shtetit, gratë vriten nga bashkëshortët ose partnerët e tyre brenda shtëpive të veta.

Vajzat qërohen me armë me dashje në dritë të diellit ose kapen në mes të shkëmbimit të zjarrit ndërsa njerëzit e armatosur të fraksioneve rivale bëjnë luftë.

Disa zhduken.

Të tjera rrëmbehen, torturohen dhe gjenden në varre klandestine, ose nuk gjenden kurrë.

Shumica e këtyre vdekjeve dhe zhdukjeve mbeten të pazbardhura, me hetuesit e mbingarkuar nga lufta e karteleve që e kanë të vështirë të mbajnë hapin, thonë ekspertët. Lydia Ojeda, një kërkuese në Universitetin Autonom të Sinaloas që studion femicidet, zbuloi në një analizë se vetëm 8 për qind e të gjitha rasteve të femicidit mes viteve 2015 dhe 2026 rezultuan me një dënim.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit duke u larguar nga vendngjarja e vrasjes së një gruaje në Culiacán.

Ajo shifër pasqyron një krizë më të gjerë në Meksikë, ku rreth 95 për qind e krimeve të dhunshme, përfshirë vrasjet, mbeten të pazbardhura, sipas grupeve kërkimore.

Kjo pandëshkueshmëri shpesh i shtyn të afërmit të bëhen vetë hetues, detektivë dhe grupe kërkimi, gjë që mund të jetë një punë e rrezikshme.

Një herë, pas një informacioni se Cecilia po detyrohej të punonte për kartelin, zonja Berrelleza  tha se kishte ecur me makinë drejt një ferme jashtë Masatlant e maskuar si burrë, vetëm për t’u gjendur e rrethuar nga roje të armatosura me motocicleta. Ajo u largua menjëherë.

Një herë tjetër, pasi dëgjoi se motra e saj po mbahej në një shtëpi bazë (shtëpi e fshehtë), Berrelleza tha se ishte maskuar, duke shtyrë një karrocë e duke pretenduar se fliste me vete për të hetuar shtëpinë.

Policia më vonë basdisi shtëpinë dhe gjeti armë e drogë, por asnjë shenjë nga Cecilias, tha Berrelleza.

“Fole gjarpërinjsh është këtu”, tha ajo. “Të mirët janë më të paktë në numër se të këqijtë, dhe të mirët e autoritetet kanë frikë. Askush nuk mund të na ndihmojë vërtet.”

Berrelleza ka ndërtuar një teori se çfarë i ndodhi motrës së saj.

Në ditën kur u zhduk, Cecillia shkoi për drekë me tre mikesha. Njëra prej tyre më pas e dërgoi grupin me makinë në shtëpinë e të dashurit të saj, sipas Berrellezas, ku Cecilia dhe një tjetër nga mikeshat u incizuan nga kamerat e rrugës duke u lidhur me pranga dhe duke u larguar me një makinë.

Berrelleza tha se beson se grua që e dërgoi Sisilian punonte për një nga fraksionet e Kartelit të Sinaloas.

Ajo beson se gruaja rekrutonte vajza të reja me premtime për luks, udhëtime dhe para, përpara se t’u dorëzonte disa prej tyre anëtarëve të kartelit për shfrytëzim seksual. Por kjo grua nuk po hetohet si e dyshuar. Sipas dosjes së çështjes, ajo pretendon se u rrëmbye gjithashtu dhe u lirua pas tri ditësh.

Policia lokale dhe zyra e prokurorit të përgjithshëm në Sinaloa me marrëveshje refuzuan të me komentonin mbi rastin.

Rrethanat që rrethojnë zhdukjen e Cecilias mbeten të paqarta. Por rrëfimi i motrës së saj tregon se si gratë po tërhiqen gjithnjë e më shumë në botën e nëndheshme të karteleve si rekrutuese, korriere ose bashkëpunëtore, ndërkohë që bëhen edhe objektiv, duke mjegulluar ndonjëherë kufirin mes viktimës dhe kryesit të krimit.

Kërkuesit dhe mbrojtësit e të drejtave të grave thonë se kriza më e gjerë e sigurisë në Meksikë ka bërë që dhuna ndaj grave të bjerë poshtë në listën e prioriteteve të shtetit, duke krijuar më shumë mundësi për dhunuesit që të veprojnë me pandëshkueshmëri më të madhe dhe duke u dhënë viktimave më pak vende ku të kërkojnë ndihmë.

“Është një stuhi perfekte që i kthen gratë në pre të lehtë,” tha Oheda. “Pavarësisht nëse agresori është anëtar karteli apo ish-bashkëshort, kushtet janë gjithmonë të njëjta: pandëshkueshmëri, neglizhencë institucionale dhe një shoqëri e mbërthyer nga dhuna.”

Unë e intervistova Oheda muajin e kaluar në Culiacán, kryeqyteti i Sinaloas.

Përputhur fiks në të njëjtën kohë, një burrë i armatosur iu afrua një gruaje 23-vjeçare që ishte ulur jashtë një dyqani me lule në anën tjetër të qytetit dhe e qëlloi atë në kokë.

Episode të ngjashme ndodhin rutinë në të gjithë qytetin.

Në mars të vitit 2025, Vivian Karely Aispuro, 26 vjeçe, shkoi në një festë me motrën dhe mikeshat e saj. Ajo nuk mbërriti kurrë në shtëpi. Shtatëmbëdhjetë ditë më vonë, trupi i Vivianit u gjet në një rrugë dheut në Kuliakan.

Anëtarët e familjes së saj thonë se mendojnë se një njohur e saj grua e drogoi Vivianin dhe e dërgoi në shtëpinë e ish-të dashurit të saj, i cili është akuzuar për vrasjen e saj. Prokurorët thonë se ai e goditi atë në fytyrë me një gotë birre dhe e la të verandojë deri në vdekje.

Familja e saj thotë se autoritetet nuk e hetuan kurrë gruan si bashkëpunëtore të mundshme, edhe pse i patën thënë policisë se kjo grua u kishte kthyer rrobat e larë rishtazi të Vivianit disa ditë pas zhdukjes së saj, duke pretenduar se Viviani kishte ngulur këmbë për ta parë ish-të dashurin e saj.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kuliakan refuzoi të komentonte.

Motra e Vivianit, Alma Daniela, tha se motra e saj ndryshoi ngadalë gjatë marrëdhënies me vrasësin e saj — një burrë i cili akuzohej gjithashtu për vrasjen e një gruaje në Las Vegas. Viviani u bë e tërhequr, me ankth dhe e pasigurt për pamjen e saj, duke iu nënshtruar procedurave estetike, me zor duke ngrënë dhe duke jetuar në frikë të vazhdueshme.

“Marrëdhënia e saj me të e ndryshoi atë plotësisht,” tha Alma Daniela.

“Gjërat që dikur i pëlqenin te vetja dhe trupi i saj, filloi t’i urrente.”

Në luftën e përgjakshme të karteleve që ka marrë më shumë se 4,000 jetë në Sinaloa, gratë janë kthyer në asete strategjike dhe objekte strategjike, shkruan New York Times.

Intervistat me katër anëtarë të Kartelit të Sinaloas — tre burra dhe një grua — nga fraksionet rivale zbuluan disa nga arsyet pas rritjes së vrasjeve dhe zhdukjeve të grave. Duke folur në kushte anonimiteti për shkak të natyrës ilegale të aktivitetit të tyre, ata përshkruan një organizatë të mbërthyer nga dyshimi ndërsa përballej me një shtypje të intensifikuar nga qeveria.

Një operative grua e kartelit në Culiacán.

Në atë klimë, thanë ata, gratë janë kthyer në objektiv për shkak të asaj që dinë.

Marrëdhëniet e tyre me të dashurit, bashkëshortët, vëllezërit, eprorët dhe miqtë u kanë dhënë prej kohësh qasje në informacionet më sensitive të kartelit: ku fshihen operativët e lartë, cilat shtëpi të fshehta përdorin, ku ruhen armët e drogat dhe si pastrohen paratë, tha një operativ i lartë.

Tani, thanë katër operativët, gratë në Sinaloa po rrëmbehen gjithnjë e më shumë me dyshimin se ndajnë ato informacione me autoritetet apo me fraksionet rivale.

Të tjera vihen në shënjestër sepse dolën me burrin e gabuar, mbetën mikesha me të dashurën e një trafikanti nën dyshim, ose madje refuzuan ofertat romantike të një anëtari karteli, thanë operativët.

Më herët këtë vit, Nemesio Oseguera Cervantes, udhëheqësi i një karteli rival të quajtur Karteli Jalisco Brezi i Ri, u gjet pasi zyrtarët e inteligjencës ndoqën të dashurën e tij deri te shtëpia e tij e fshehtë.

Ai u vra në një shkëmbim zjarri me forcat meksikane të sigurisë.

Përpara luftës së karteleve, gratë kryesisht pastronin para, transmetonin mesazhe ose me roje ruanin drogat dhe armët. Por ndërsa qindra burra të armatosur janë vrarë ose arrestuar, gratë tani po plotësojnë pozicionet që dikur rezervoheshin vetëm për burrat. Ato tani organizojnë rrëmbime, mbikëqyrin hetimet dhe ndonjëherë kryejnë vetë vrasje, sipas dy operativëve të kartelit, përfshirë një grua 40-vjeçare që shpërndan listë-pagesat për operativët e kartelit në Kuliakan.

Fraksionet rivale gjithashtu rrëmbejnë, vrasin ose zhdukin bashkëshortet, të dashurat, motrat dhe nënat e armiqve të tyre si hakmarrje ose për të dërguar një mesazh, tha operativja grua. Gratë e tjera, shtoi ajo, vriten thjesht sepse panë apo dëgjuan diçka.

Përpara luftës, operativja grua tha se kishte pasur një salon thonjsh. Pasi dhuna ia shkatërroi biznesin, ajo filloi të ndihmonte partnerin e saj të transportonte drogë dhe armë në qytet, përpara se t’i bashkohej kartelit me kohë të plotë.

“Nëse je një grua që i jep makinës me një fëmijë brenda, ata nuk të kontrollojnë,” tha ajo. “Policia ose ushtria thjesht të bëjnë me dorë të kalosh”.

Prania e gjithanshme e femicideve të lidhura me kartelin në Sinaloa ka shtyrë gjithashtu disa autorë krimi të imitojnë dhunën e karteleve për të devijuar hetuesit.

Pikërisht para Vitit të Ri në 2024, Barbara Yáñez Uriarte dhe djali i saj 5-vjeçar, Dante, u vranë në shtëpinë e tyre. Sipas prokurorëve, babai i ndarë i Dantes erdhi në shtëpi dhe i goditi me thikë barbarisht Barbarën dhe Danten vazhdimisht, e më pas i la trupat e tyre nën pemën e Krishtlindjes dhe i vu zjarrin shtëpisë.

E ëma e Barbarës, Lucero Uriarte, tha se hetuesit fillimisht kishin dyshuar për lidhje me krimin sepse vënia e zjarrit shtëpisë ishte një taktikë e zakonshme e karteleve. I dyshuari mbetet në paraburgim, por ende nuk do të përballet me gjyqin, sipas të dhënave të gjykatës.

“Ai më vrau vajzën, më vrau nipin,” tha Lusero me zë të ulët, e ulur në dhomën e ndenjes të djegur. “Dhe ai më vrau edhe mua. Unë jam tashmë e vdekur në jetë”.