Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni, ku do të jetë pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Siç njoftohet nga Zyra e Kryeministrit, Kurti aty pritet të takohet me zyrtarë dhe liderë të shteteve pjesëmarrëse.
“Në Yerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse”, thuhet në komunikatën për media.
Ai, po ashtu, do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.









