Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, ka thënë se partia që ai përfaqëson konsideron se procesi i zgjedhjeve në Mitrovicë është cenuar.
“Konsiderojmë që në sytë e opinionit publik, në sytë e qytetarëve, ky proces tashmë është i dëmtuar, pra është cenuar integriteti i zgjedhjeve dhe presim një vendim nga PZAP-ja pas dorëzimit të ankesës”, tha Elshani në një prononcim për media.
Ai theksoi se pasi që kanë marrë dje informacionet se çfarë po ndodh me procesin e numërimit në Mitrovicë për fletëvotimet e klasave të tjera që janë gjendur në klasë të tjera dhe nga një shkollë në shkollën tjetër, kanë ardhur gjatë mbrëmjes për të vëzhguar dhe monitoruar procesin e numërimit të kutive të votimit.
“Kjo çka ka ngjarë këtu, çka kemi pa ne, nga një klasë në klasën tjetër të fletëvotimeve, por edhe nga një shkollë në shkollën tjetër e lëndon tërësisht procesin e votimit këtu në Komunën e Mitrovicës”, shtoi.








