A ju kujtohen trazirat e vitit 2023 në veri?
Krejt këto erdhën pasi Qeveria e Albin Kurtit kundërshtoi targat ilegale të strukturave paralele në veri, gjë që u pasua me dorëheqjen e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve, madje edhe të kryetarëve të komunave veriore me shumicë serbe.
Tre vjet me vonë, ato skena duken si univers paralel.
Kurti, lehtësisht dhe tinëzisht po i pranon këto struktura që nuk e njohin Republikën e Kosovës.
Por çfarë dinë partitë opozitare për këtë veprim të Qeverisë dhe a po jetojnë edhe ato në një univers paralel?
Nga e shtuna, as kryetari dhe as të tjerët në hierarki të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk reaguan për aktin e fundit të Kurtit.
Shefi i deputetëve të kësaj partie, Arian Tahiri ishe i pa qasshëm.
Barra i mbeti rinisë me një aksion simbolik.
Gjendje e ftohtë është edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, nuk e ka idenë se për çfarë bëhet fjalë.
“Jo, me aq sa di unë, nuk më kujtohet. Nëse kam qenë në takim apo jo, së pari nuk më kujtohet. Këtu nuk kam përgjigje. Nëse doni me verifiku, e mendoj pak dhe e shoh a kam qenë në takim apo jo. Për momentin dola nga një takim tjetër me krejt kontekst tjetër. Nëse m’i len dy minuta të mendoj pak dhe ta shoh, sepse nuk është tema ime kjo” thotë Lushaku.
Nga AAK-ja, që u sollën njëjtë si partitë e tjera, nuk kanë ditur asgjë paraprakisht.
“Jo, nuk kemi ditur asgjë paraprakisht para implementimit të ligjit. Ne e kemi kundërshtuar ligjin edhe kur ka qenë në diskutim publik. Fillimisht, ligji mua nuk më është komunikuar si Shef i Grupit Parlamentar asnjëherë. E kundërshtoj edhe tash, normalisht, sepse e kam kundërshtuar edhe publikisht.” tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Nëse opozita nuk di asgjë për kompromiset që bëhen, pyetja është e thjeshtë, kush po e mbikëqyr realisht mënyrën se si po implementohet ky ligj dhe dialogun me Serbinë, dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës?








