Pak orë para se të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë është ndezur për herë të fundit “Flaka e Lirisë”.
Ky aktivitet është zhvilluar para ekranit të madh, ku janë vendosur fytyrat e katër ish-krerëve të UÇK-së.
Para ekranit të madh tashmë kanë nisur të mblidhen qytetarët, të cilët kanë planifikuar ta kalojnë natën aty, deri nesër, në momentin e shpalljes së vendimit.
Ndërkaq, sipas gazetarëve të cilët janë aktualisht në Hagë, edhe atje qindra shqiptarë janë mbledhur para Gjykatës Speciale, duke pritur vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.









