Ursula von der Leyen përballet me një audiencë të vështirë ne Strasburg ndërsa ajo po mban fjalimin e shumëpritur mbi gjendjen e Bashkimit Evropian.

I njohur si SOTEU, adresimi një-orësh shënon fillimin zyrtar të vitit të ri të punës për institucionet e bllokut. Protagonisti i tij, presidenti i Komisionit, zakonisht e shfrytëzon mundësinë që të komentojë arritjet, të shpalosë iniciativat e reja, si dhe të vendos tonin politik për 12 muajt e ardhshëm. 

Por në këtë kohë, von der Leyen gjendet në një pozicion për llogaridhënie.

Opozita e presidentes është shtuar brenda Parlamentit Evropian, siç u pa në votëbesimin e pushimit veror. Ajo qe hera e parë që von der Leyen u përballë me një votëbesim, por duket se nuk do të jetë i fundit: dy mocione të tjera po përgatiten nga ekstremi i majtë e ai i djathtë.