Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka filluar adresimin e tij për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qindra diplomatë të nga e gjithë bota janë larguar nga salla me fillim të fjalimit të Netanyahut.

Fjalimi i kryeministrit izraelit filloi me një përshëndetje për familjet e pengjeve të luftës të pranishme në audiencë.

Netanyahu ka treguar se përpjekjet e inteligjencës izraelite për të transmetuar fjalimin në telefonat e gazanëve kanë qenë të suksesshme dhe kështu ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’iu drejtuar Hamasit me një fjali të fuqishme: “Ulini armët!”.