Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prill të 2022-së thoshte se me strukturat paralele serbe “kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë”, ndërsa tani i legalizoi ato.

“Me strukturat ilegale të Serbisë me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Republikës së Kosovës nga shteti i Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës”, pati thënë Kurti.

Katër vjet më vonë, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kurti, ka marrë vendim që t’i legalizoi dokumentet që strukturat paralele serbe lëshojnë në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu do të hapë një dritare të re tre-mujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile të cilat deri më datën 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do i lejohet edhe përdorimi ekskluzivisht si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”, tha Kurti të shtunën në një konferencë për media.