Si opozitare, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ua qante hallin prokurorëve dhe gjyqtarëve, derisa kritikonte edhe pushtetarët e atëhershëm për truprojat.
“Sot për keqardhje, gjyqtarët dhe prokurorët nuk i kanë kushtet elementare për të punuar. Pra, sot i sigurohet mbrojtje ministrave dhe Kryeministrit që as vetë nuk e dijnë se sa pjesëtarë të sigurisë i kanë me vete dhe jo prokurorëve dhe gjyqtarëve që mund të rrezikohen në çdo moment”, thoshte Haxhiu më 22 maj të 2014-së në Klan Kosova.
Por, kur Haxhiu dhe partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje, erdhi në pushtet, vazhdimisht e kanë sulmuar sistemin gjyqësor dhe janë rrethuar në çdo hap nga një numër i madh truprojash.








