Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

Këto komente, Terras i bëri përmes një postimi në platformën X, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të së dielës të cilat u fituan bindshëm nga VV-ja me mbi 49 për qind.

“Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras

Ai ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve në Kosovës duhet t’i jap fund bllokadës politike, e cila theksoi se i ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e BE-së që janë të destinuara për Kosovën.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së”, shtoi ai.