Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zgjedhjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në krye të Kuvendit. Ai e ka quajtur këtë zhvillim “një fitore të injorancës” dhe “gabim të pafalshëm të mbështetësve të saj”.

“Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë votuesit dhe popullin e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

LDK, e cila nuk e votoi Bashën për Kryetar, ai thotë se aspiron më lartë.

“Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, potencoi.

Në seancën e së martës, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai mori 73 vota për, kundër 30 dhe 3 abstenime.