Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e 69-të të tij ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Raporti i përgatitur nga KQZ u votua nga të gjithë anëtaret e saj.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 53 ulëse, me Partinë Demokratike të Kosovës që i vie pas me 22 ulëse, Lidhjen Demokratike me 18 ulëse dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 7 sosh.

Tashmë hapet rruga për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të institucioneve të reja: Qeverisë dhe Presidencës.