Në ora 18:00 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare e zgjedhjeve për Kryetarë Komunash, ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 25 tetor 2025, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, ka njoftuar Elezi nëpërmjet një deklarate për media.
Ky është ndër hapat e fundit që përmbyll ciklin e parë të zgjedhjeve lokale, ndërsa KQZ-ja po përgatitet për raundin e balotazhit, që është caktuar më datë 9 nëntor.









